Hadithet e ngjashme me hadithin 1528

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

133. Nga: Abdullah ibn Omeri

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Lejth ibn Sadi, e këtij i ka treguar Nafiu, i çrobëruari i Abdullah ibn Omer ibn Hatabit, se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se një njeri u ngrit në xhami dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Nga cili vend na urdhëron të hyjmë në ihram?”
I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Banorët e Medinës hyjnë në ihram prej Dhul Hulejfes, ata të Shamit prej Xhuhfes, ndërsa banorët e Nexhdit prej Karnit.”
Ibn Omeri thotë: “Pretendojnë se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Banorët e Jemenit hyjnë në ihram prej Jelemlemit.”
Ibn Omeri thoshte: “Këtë nuk e kam dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 133

Fjalë të panjohura?

1527. Nga: Abdullah ibn Omeri

Aliu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky e ka mbajtur në mend nga Zuhriu, e ky nga Salimi, se babai i tij Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka caktuar (për mikat):

Referenca: Sahihu i Buhariut 1527

Fjalë të panjohura?

1522. Nga: Abdullah ibn Omeri

Malik ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri se Zejd ibn Xhubejri tregon se shkoi te vendi ku qëndronte Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili kishte një tendë të mbuluar me një pëlhurë pambuku dhe e pyeti:

- Prej ku më lejohet ta kryej umrën?

- I Dërguari i Allahut ﷺ i ka përcaktuar Karnin për banorët e Nexhdit, Dhul Hulejfën për banorët e Medinës dhe Xhuhfën për banorët e Shamit.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1522

Fjalë të panjohura?

1528. Nga: Abdullah ibn Omeri

[t]: Ahmedi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Salim ibn Abdullahu, se babai i tij Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Vendi nga ku banorët e Medinës hyjnë në ihram është Dhul Hulejfja, për banorët e Shamit është Mehjeja, - që ndryshe quhet Xhuhfe, - dhe për banorët e Nexhdit është Karni.”

Disa po thonë se Pejgamberi ﷺ ka thënë edhe: “Vendi nga ku banorët e Jemenit hyjnë në ihram është Jelemlemi”, por unë nuk e kam dëgjuar këtë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1528

Fjalë të panjohura?

1525. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Banorët e Medinës hyjnë në ihram prej Dhul Hulejfes, banorët e Shamit prej Xhuhfës dhe banorët e Nexhdit prej Karnit.”

Dikush më ka treguar se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Dhe banorët e Jemenit hyjnë në ihram prej Jelemlemit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1525

Fjalë të panjohura?