Hadithet e ngjashme me hadithin 1591
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1596. Nga: Ebu Hurejra
Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Qabenë do ta shkatërrojë këmbëholli prej Abisinisë (Etiopisë).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1596
Fjalë të panjohura?
1591. Nga: Ebu Hurejra
Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Zijad ibn Sadi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Qabenë do ta shkatërrojë një këmbëhollë prej Abisinisë (Etiopisë).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1591
Fjalë të panjohura?