Sahihu i Buhariut — Hadithi 1591
47. Nënkapitulli: Ajeti: “Allahu e ka bërë Qabenë Shtëpi të shenjtë që njerëzit t’i kryejnë detyrat fetare dhe muajin e shenjtë, kurbanin dhe kurbanin e shënuar me qafore. Këto të gjitha, i ka bërë, për të ditur se Allahu di çdo gjë në qiej dhe në Tokë dhe që Allahu është i Gjithëdijshëm.”
1591. Nga: Ebu Hurejra
Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Zijad ibn Sadi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Qabenë do ta shkatërrojë një këmbëhollë prej Abisinisë (Etiopisë).”