Hadithet e ngjashme me hadithin 1597

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1597. Nga: Omer ibn Hatabi

Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi se Abis ibn Rebia tregon se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shkoi te Guri i Zi, e puthi dhe i tha: “Unë e di mirë se je thjesht gur: nuk bën as dëm, as dobi. Sikur të mos e kisha parë Pejgamberin ﷺ duke të puthur, nuk do të të puthja as unë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1597

Fjalë të panjohura?

1610. Nga: Omer ibn Hatabi

Ahmed ibn Sinani na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Haruni, e këtij i ka rrëfyer Verkai, e këtij i ka rrëfyer Zejd ibn Eslemi se babai i tij Eslemi tregon: “E pashë Omer ibn Hatabin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke puthur Gurin e Zi, e në atë rast tha: “Sikur të mos e kisha parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke të puthur, nuk do të të puthja as unë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1610

Fjalë të panjohura?

1605. Nga: Omer ibn Hatabi

Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka rrëfyer Zejd ibn Eslemi se babai i tij Eslemi tregon se Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) iu drejtua Gurit të Zi: “Betohem në Allahun se unë e di mirë që ti je thjesht gur: nuk bën as dëm, as dobi. Sikur të mos e kisha parë Pejgamberin ﷺ duke të prekur, nuk do të të prekja as unë. Pasi e preku, tha: “Ç'na duhet neve nxitimi (në tre rrathët e parë të tavafit)? Ne thjesht tregonim fuqinë ndaj idhujtarëve (me këtë nxitim), kurse tani Allahu i ka shkatërruar.” Më pas tha: “Kjo është vepër që e praktikonte Pejgamberi ﷺ, andaj nuk dëshirojmë ta braktisim.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1605

Fjalë të panjohura?