Sahihu i Buhariut — Hadithi 1597

50. Nënkapitulli: Transmetimet rreth Gurit të Zi

1597. Nga: Omer ibn Hatabi

Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi se Abis ibn Rebia tregon se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shkoi te Guri i Zi, e puthi dhe i tha: “Unë e di mirë se je thjesht gur: nuk bën as dëm, as dobi. Sikur të mos e kisha parë Pejgamberin ﷺ duke të puthur, nuk do të të puthja as unë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1597

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?