Hadithet e ngjashme me hadithin 1662
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1662. Nga: Abdullah ibn Omeri
Lejthiu na ka thënë: Më ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi se Salimi tregon: “Në vitin kur Haxhaxh ibn Jusufi e sulmoi Ibn Zubejrin, e pyeti Abdullahun: “Çfarë vepron në Arafat ditën e Arafatit?” Unë i thashë: “Nëse do ta praktikosh Sunetin, atëherë fale namazin në pikun e vapës (pasi të hyjë koha e drekës). Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: Ashtu është. Sunet është të bashkohet dreka me ikindinë.”
Ibn Shihabi thotë: “E kam pyetur Salimin: “A ka vepruar kështu i Dërguari i Allahut ﷺ?”
- Vallë, a e pasoni me këtë (bashkimin e namazit dhe faljen e tij në fillim të hyrjes së kohës së tij) përveçse Sunetin e tij? - tha Salimi.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1662
Fjalë të panjohura?
1663. Nga: Abdullah ibn Omeri
Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi se Salim ibn Abdullahu tregon se Abdulmelik ibn Mervani i dërgoi një letër Haxhaxhit (për t'i thënë) që ta pasojë Abdullah ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) në çështje të haxhit. Ditën e Arafatit isha me Ibn Omerin kur, pasi dielli kaloi zenitin, vajti te tenda e Haxhaxhit dhe thirri:
- Ku është ky?
Haxhaxhi doli, e në atë rast Ibn Omeri i tha: “Të largohemi (nga këtu).”
- Tani?! - pyeti Haxhaxhi.
- Po.
- Më prit pak, derisa të lahem.
Ibn Omeri zbriti (nga kafsha e tij dhe priti) derisa erdhi Haxhaxhi, i cili filloi të ecë mes meje dhe babait tim. (Salimi thotë:) I thashë: “Nëse do ta praktikosh Sunetin sot, shkurtoje hutben dhe ngute qëndrimin (faljen e namazit, në mënyrë që të shpejtosh për te vendi i qëndrimit në Arafat).” Ibn Omeri tha: “Ashtu është.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1663
Fjalë të panjohura?
1660. Nga: Abdullah ibn Omeri
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi se Salimi tregon: “Abdulmeliku i dërgoi një letër Haxhaxhit (ku i thoshte) të mos e kundërshtonte Ibn Omerin për çështje të haxhit. Ditën e Arafatit isha me Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kur, pasi dielli e kishte kaluar pikën e tij kulmore, vajti te tenda e Haxhaxhit dhe thirri. Haxhaxhi doli i mbështjellë me gunë të lyer me shafran dhe tha: “Çfarë ke, o Ebu Abdurrahman?”
- Të largohemi (nga këtu), nëse dëshiron ta praktikosh Sunetin, - iu përgjigj Ibn Omeri.
- Në këtë kohë?! - pyeti Haxhaxhi.
- Po.
- E po, më prit pak, derisa të lahem dhe të dal.
Ibn Omeri zbriti (nga kafsha e tij) dhe priti derisa doli Haxhaxhi, i cili filloi të ecë mes meje dhe babait tim. (Salimi thotë:) I thashë: “Nëse do ta praktikosh Sunetin, shkurtoje hutben dhe ngute qëndrimin (faljen e namazit, në mënyrë që të shpejtosh për te vendi i qëndrimit në Arafat).” Ai e shikoi Abdullahun dhe, kur e vërejti këtë, Abdullahu tha: “Ashtu është.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1660
Fjalë të panjohura?