Hadithet e ngjashme me hadithin 1683
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1682. Nga: Abdullah ibn Mesudi
Omer ibn Hafs ibn Gijathi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Umare, e ky nga Abdurrahmani se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Asnjëherë nuk e kam parë Pejgamberin ﷺ duke falur ndonjë namaz jashtë kohës së vet, përveç dy namazeve: akshamin, që e pati bashkuar me jacinë, dhe sabahun, që e pati falur më herët se zakonisht.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1682
Fjalë të panjohura?
1683. Nga: Abdullah ibn Mesudi
Abdullah ibn Rexhai na ka thënë: Na ka treguar Israili, e ky nga Ebu Is'haku se Abdurrahman ibn Jezidi tregon: “Me Abdullahun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shkuam në Mekë. Kur arritëm në Muzdelife, i fali dy namazet, secilin namaz me nga një ezan e ikamet dhe hëngri darkë mes tyre. Pastaj sabahun e fali në lindje të agimit. Dikush thoshte se ka zbardhur agimi, dikush tjetër thoshte se agimi ende nuk ka zbardhur.” Ai tregoi se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Në këtë vend këto dy namaze, akshami dhe jacia, janë zhvendosur prej kohës së vet. Njerëzit të mos vijnë në Muzdelife derisa të hyjë koha e jacisë, kurse namazi i sabahut falet në këtë kohë.” Pastaj qëndroi aty derisa zbardhi gjithandej dhe tha: “Sikur prijësi i besimtarëve të nisej tani, do ta qëllonte Sunetin. Nuk e di nëse fjala e tij ishte më e shpejtë apo nisja e Othmanit. Gjatë rrugës bënte telbijen në vazhdimësi, derisa i gjuajti guralecët në xhemrën Akabe, ditën e Bajramit të Kurbanit.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1683
Fjalë të panjohura?
1675. Nga: Abdullah ibn Mesudi
Amër ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku se Abdurrahman ibn Jezidi tregon: “Kur Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e bëri haxhin, në Muzdelife arritëm në kohën e ezanit të jacisë ose përafërsisht në atë kohë. Ai urdhëroi dikë ta thërrasë ezanin e ikametin dhe e fali akshamin. Pastaj i fali edhe dy rekate të tjera dhe kërkoi t'ia sillnin darkën. Me të darkuar, urdhëroi, - kujtoj se ka thënë: një burrë, - që ta thërrasë ezanin e ikametin.” Amri ka thënë: “Mendoj se mëdyshja këtu nuk ka ardhur prej dikujt tjetër pos Zuhejrit, - dhe e fali jacinë dy rekate. Kur zbardhi agimi, (pasi e fali sabahun) tha: “Në këtë kohë, vend dhe ditë, përveç këtij namazi, Pejgamberi ﷺ nuk falte asnjë namaz tjetër.”
Abdullahu tha: “Fjala është për dy namazet që zhvendosen nga koha e vet: namazin e akshamit, (që falet) pasi njerëzit arrijnë në Muzdelife dhe namazin e sabahut, me të gdhirë agimi. Dhe tha: “Kështu e kam parë Pejgamberin ﷺ duke vepruar.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1675
Fjalë të panjohura?