Hadithet e ngjashme me hadithin 1751
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1751. Nga: Abdullah ibn Omeri
Othman ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Talha ibn Jahjai, e këtij i ka treguar Junusi, e ky nga Zuhriu se Salimi tregon se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i gjuante shtatë guralecë në Xhemrën e Vogël, duke bërë tekbir pas çdo gjuajtjeje. Pastaj shkonte në një vend të përshtatshëm, drejtohej nga kibla, i ngrinte duart dhe qëndronte gjatë duke u lutur. Pastaj gjuante në Xhemrën e Mesme dhe kalonte në anën e majtë të saj, gjente një vend të përshtatshëm, drejtohej nga kibla, i ngrinte duart dhe qëndronte gjatë duke u lutur. Pastaj gjuante në Xhemrën e (Madhe të) Akabesë nga mesi i luginës dhe nuk ndalej, por largohej duke thënë: “Kështu e kam parë Pejgamberin ﷺ duke vepruar (gjatë gjuajtjes së guralecëve).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1751
Fjalë të panjohura?
1752. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar vëllai im, e ky nga Sulejmani, e ky nga Junus ibn Jezidi, e ky nga Ibn Shihabi se Salim ibn Abdullahu tregon se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i gjuante shtatë guralecë në Xhemrën e Vogël dhe bënte tekbir në çdo guralec. Pastaj shkonte në një vend të rrafshët, drejtohej nga kibla, i ngrinte duart dhe qëndronte gjatë duke u lutur. Pastaj, njëjtë, gjuante në Xhemrën e Mesme dhe kalonte në anën e majtë të saj, gjente një vend të rrafshët, drejtohej nga kibla, i ngrinte duart dhe qëndronte gjatë duke u lutur. Pastaj gjuante në Xhemrën e (Madhe të) Akabesë nga mesi i luginës, ku nuk ndalej, por thoshte: “Kështu e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke vepruar.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1752
Fjalë të panjohura?
1753. Nga: Abdullah ibn Omeri
Muhamedi ka thënë: Na ka treguar Othman ibn Omeri, e këtij i ka rrëfyer Junusi se Zuhriu tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ i gjuante shtatë guralecë në xhemrën që ndodhet pas Xhamisë së Minas dhe bënte tekbir në çdo guralec. Pastaj ecte përpara, drejtohej nga kibla, i ngrinte duart dhe qëndronte gjatë duke u lutur. Më pas shkonte te Xhemra e Dytë, ku i gjuante shtatë guralecë, duke bërë tekbir në çdo guralec. Ecte në të majtë, nga ana e luginës, qëndronte i drejtuar nga kibla dhe i ngrinte duart e lutej. Pastaj shkonte te Xhemra e (Madhe e) Akabesë, në të cilën gjuante shtatë guralecë, duke bërë tekbir në çdo guralec, pastaj largohej e nuk ndalej pas xhemrës.
Zuhriu ka thënë: “E kam dëgjuar Salim ibn Abdullahun duke transmetuar diçka të këtillë nga babai i vet prej Pejgamberit ﷺ. Edhe Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) vepronte kësisoj.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1753
Fjalë të panjohura?