Hadithet e ngjashme me hadithin 1761
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1761. Nga: Abdullah ibn Omeri
Tavus ibn Kejsani tregon: “E kam dëgjuar Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke thënë për femrën me menstruacione: “Nuk largohet (nga Meka pa e kryer tavafin lamtumirës). Më vonë e pata dëgjuar duke thënë: “Pejgamberi ﷺ u ka bërë lehtësim atyre (për t'u larguar).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1761
Fjalë të panjohura?
330. Nga: Abdullah ibn Omeri
Në fillim, Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thoshte: “Jo, nuk u lejohet atyre (grave me menstruacione) të largohen (nga Meka, pa e kryer tavafin lamtumirës). Por, pastaj e kam dëgjuar duke thënë: “Mund të largohen, sepse i Dërguari i Allahut ﷺ ua ka lejuar këtë gjë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 330
Fjalë të panjohura?