Hadithet e ngjashme me hadithin 1796
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1796. Nga: Esma bint Ebu Bekri
Ahmed ibn Isai na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Amri, e ky nga Ebu Esvedi se Abdullahu, i çrobëruari i Esma bint Ebu Bekrit (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se, sa herë që Esma kalonte nëpër Haxhun, thoshte: “Bekimi i Allahut qoftë mbi Muhamedin! Me të kemi qëndruar në këtë vend atë ditë kur kishim pak plaçka, pak kafshë udhëtimi dhe pak furnizim. Unë, motra ime, Aishja, Zubejri, filani dhe filani patëm kryer umrën. Me të kryer umrën, qemë liruar prej ihramit, pastaj, në mbrëmje, patëm hyrë në ihram për haxh.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1796
Fjalë të panjohura?
1642. Nga: Urve ibn Zubejri
Urve ibn Zubejri tregon: “Nëna ime më ka treguar se së bashku me Zubejrin, me motrën e vet dhe me këtë e atë kanë hyrë në ihram me nijet të umrës. Dhe, pasi e kishin kryer umrën, ishin liruar prej ihramëve.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1642
Fjalë të panjohura?
1615. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
1614, 1615
Referenca: Sahihu i Buhariut 1615
Fjalë të panjohura?