Hadithet e ngjashme me hadithin 1843

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1841. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Amër ibn Dinari, e ky e ka dëgjuar Xhabir ibn Zejdin se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke ligjëruar në Arafat: “Ai që nuk gjen sandale, le të mbathë meste dhe ai që nuk gjen izar, le të veshë shallvare.” Kjo vlen për muhrimin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1841

Fjalë të panjohura?

1843. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Amër ibn Dinari, e ky nga Xhabir ibn Zejdi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ na ligjëroi në Arafat, e në atë rast tha: “Ai që nuk gjen izar, le të veshë shallvare. Ai që nuk gjen sandale, le të mbathë meste.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1843

Fjalë të panjohura?

1740. Nga: Abdullah ibn Abasi

Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Amri, e ky e ka dëgjuar Xhabir ibn Zejdin se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke ligjëruar në Arafat.”

Transmetimin e Shuëbes e ka fuqizuar Ibn Ujejne nga Amri.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1740

Fjalë të panjohura?