Hadithet e ngjashme me hadithin 1970

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1970. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Muadh ibn Fedale na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në asnjë muaj Pejgamberi ﷺ nuk agjëronte më shumë sesa në shaban.” Shabanin e agjëronte të tërin dhe thoshte: “Bëni punë të mira aq sa keni mundësi, sepse Allahu nuk mërzitet (duke ju shpërblyer), derisa ju të mërziteni (nga veprat). Namazi më i dashur te Pejgamberi ﷺ ishte ai që bëhej në vazhdimësi, edhe nëse ishte i paktë. Ai, nëse falte ndonjë namaz (vullnetar), e falte në vazhdimësi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1970

Fjalë të panjohura?

1969. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Nadri, e ky nga Ebu Seleme se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ agjëronte aq shumë, saqë thoshim: “Nuk do ta prishë.” Dhe, ndonjëherë nuk agjëronte fare, saqë thoshim: “Nuk do të agjërojë (asnjëherë).” Nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ ta ketë agjëruar tërë muajin, përveç Ramazanit. Dhe, nuk e kam parë të agjërojë (në ndonjë muaj) më shumë sesa në shaban.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1969

Fjalë të panjohura?