Hadithet e ngjashme me hadithin 562
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1174. Nga: Abdullah ibn Abasi
Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri, e ky e ka dëgjuar Xhabir Ebu Shaëthain se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: Me të Dërguarin e Allahut ﷺ i kam falur tetë rekate rresht (drekën dhe ikindinë, duke i ndarë me selam) dhe shtatë rekate rresht (akshamin dhe jacinë, duke i ndarë me selam).
Amri iu drejtua Ebu Shaëthait:
- Mendoj se e ka vonuar drekën (deri në fund të kohës së saj) dhe e ka përshpejtuar ikindinë (duke e falur në fillim të kohës së saj). E ka vonuar akshamin dhe e ka përshpejtuar jacinë (ashtu siç e ka vepruar me drekën dhe ikindinë).
- Ashtu mendoj edhe unë, - ia ktheu Ebu Shaëthai.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1174
Fjalë të panjohura?
562. Nga: Abdullah ibn Abasi
Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Amër ibn Dinari, e ky e ka dëgjuar Xhabir ibn Zejdin se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ i fali shtatë rekate bashkë (akshamin dhe jacinë, të ndara me selam), si dhe tetë rekate bashkë (drekën dhe ikindinë, të ndara me selam).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 562
Fjalë të panjohura?
543. Nga: Abdullah ibn Abasi
Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Amër ibn Dinari, e ky nga Xhabir ibn Zejdi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ, në Medinë, e bashkoi drekën me ikindinë, duke i falur tetë rekate radhazi (duke i ndarë me selam), si dhe akshamin me jacinë, shtatë rekate radhazi (duke i ndarë me selam).
Ejub Sihtijani pyeti: “Me gjasë, kjo ka ndodhur në natë me shi?” Ebu Shaëthai ia ktheu: “Mbase.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 543
Fjalë të panjohura?