Hadithet e ngjashme me hadithin 600
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
572. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Abdurrahim Muharibi na ka thënë: Na ka treguar Zaide, e ky nga Humejd Tavili se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë, Pejgamberi ﷺ e vonoi namazin e jacisë deri në mesnatë. Pasi e fali, tha: “Njerëzit e tjerë e kanë falur dhe kanë fjetur. Ndërkaq, ju jeni llogaritur se jeni në namaz për sa kohë keni qenë në pritje për ta falur atë.”
Ibn Merjemi shton: “Na ka rrëfyer Jahja ibn Ejubi, e këtij i ka treguar Humejdi se Enesi thotë: “Sikur po e shoh tani shkëlqimin e unazës së Pejgamberit ﷺ atë natë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 572
Fjalë të panjohura?
847. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Abdullahu ka thënë: E kam dëgjuar Zejdin, e këtij i ka rrëfyer Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një mbrëmje, i Dërguari i Allahut ﷺ e vonoi namazin e jacisë deri në mesnatë, pastaj erdhi dhe, pasi e fali namazin, u kthye drejt nesh e tha: “Njerëzit e tjerë janë falur dhe kanë fjetur, ndërsa ju, teksa keni qenë duke e pritur namazin, jeni llogaritur sikur keni qenë duke u falur.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 847
Fjalë të panjohura?
600. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Abdullah ibn Sabahu na ka thënë: Na ka treguar Ebu Ali Hanefiu se Kurra ibn Halidi tregon: “Ishim duke e pritur Hasenin (Basriun), por ai u vonua. Kur koha e përfundimit të ndejës po afrohej, erdhi dhe tha: “Qemë të ftuar te fqinjët tanë.” Pastaj tregoi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një natë e pritëm Pejgamberin ﷺ derisa u afrua mesnata. Pasi erdhi, e fali namazin dhe na tha: “Dijeni se njerëzit e tjerë janë falur dhe kanë fjetur, kurse ju jeni llogaritur sikur jeni në namaz, për sa kohë që keni qenë duke e pritur namazin.”
Hasen Basriu tha: “Njerëzit llogariten se janë në mirësi për aq sa janë duke pritur mirësinë.”
Kurra ka thënë: “Ky është hadith i Enesit nga Pejgamberi ﷺ.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 600
Fjalë të panjohura?