Hadithet e ngjashme me hadithin 618
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
618. Nga: Hafsa bint Omeri
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu, e ky nga Abdullah ibn Omeri se Hafsa (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, pasi muezini e përfundonte ezanin dhe zbardhte agimi, i Dërguari i Allahut ﷺ i falte dy rekate të shkurtra para se të thirrej ikameti për namaz.
Referenca: Sahihu i Buhariut 618
Fjalë të panjohura?
1173. Nga: Hafsa bint Omeri
Abdullah ibn Omeri ka thënë: “Hafsa, motra ime (Allahu qoftë i kënaqur me të!), më ka treguar se Pejgamberi ﷺ i falte dy rekate të shkurtra pas agimit. Gjatë kësaj kohe (para agimi) nuk hyja te Pejgamberi ﷺ.”
Ibn Ebu Zinadi transmeton nga Musa ibn Ukbe, e ky nga Nafiu (e ky nga Ibn Omeri se ka thënë: (Dy rekate) pas jacisë te familja e tij (në vend të: në shtëpinë e vet). Transmetimin e Ubejdullahut nga Nafiu hadithin paraprak e ka fuqizuar Kethir ibn Ferkadi dhe Ejubi nga Nafiu.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1173
Fjalë të panjohura?