Hadithet e ngjashme me hadithin 624
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
624. Nga: Abdullah ibn Mugafel Muzeniu
Is'hak Vasitiu na ka thënë: Na ka treguar Halidi, e ky nga Xhurejriu, e ky nga Ibn Burejde se Abdullah ibn Mugafel Muzeniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mes dy ezaneve (ezanit dhe ikametit) ka namaz, - e tha tri herë, - për atë që dëshiron.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 624
Fjalë të panjohura?
627. Nga: Abdullah ibn Mugafel Muzeniu
Abdullah ibn Jezidi na ka thënë: Na ka treguar Kehmes ibn Haseni, e ky nga Abdullah ibn Burejde se Abdullah ibn Mugafeli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mes dy ezaneve (ezanit dhe ikametit) ka namaz. Mes dy ezaneve ka namaz.” - Pastaj, herën e tretë, tha: - “Për atë që dëshiron.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 627
Fjalë të panjohura?