Hadithet e ngjashme me hadithin 628

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

631. Nga: Malik ibn Huvejrithi

Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Ebu Kilabe se Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur erdhëm te Pejgamberi ﷺ, ishim të rinj dhe bashkëmoshatarë. Qëndruam tek ai njëzet ditë. I Dërguari i Allahut ﷺ ishte i mëshirshëm dhe i butë, andaj, kur na pa se ishim përmalluar për familjet tona, na pyeti se kë kemi lënë mbrapa, e ne i treguam. Më pas, na tha: “Kthehuni te familjet tuaja dhe qëndroni me ta. Mësojini ata dhe urdhërojini për të mirë.” - Përmendi edhe gjëra të tjera, disa prej të cilave nuk më kujtohen -. Ai, po ashtu, tha: “Faluni, ashtu siç më keni parë mua duke u falur. Kur të vijë koha e namazit, le ta thërrasë ezanin ndokush prej jush dhe le t'ju prijë në namaz më i vjetri nga mesi juaj.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 631

Fjalë të panjohura?

819. Nga: Malik ibn Huvejrithi

Malik ibn Huvejrithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Vajtëm te Pejgamberi ﷺ dhe qëndruam me të. Ai na tha: “Nëse ktheheni te familjet tuaja, këtë namaz faleni në këtë kohë, e këtë namaz në këtë kohë. Kur të vijë koha e namazit, le ta thërrasë dikush prej jush ezanin dhe le t'jua falë namazin më i vjetri prej jush.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 819

Fjalë të panjohura?

628. Nga: Malik ibn Huvejrithi

Muala ibn Esedi na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Ejubi, e ky nga Ebu Kilabe se Malik ibn Huvejrithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Vajta te Pejgamberi ﷺ me një grup njerëzish nga fisi im, ku qëndruam tek ai për njëzet net. Ai ishte i mëshirshëm dhe i butë, andaj, kur na pa se jemi përmalluar për familjet tona, na tha: “Shkoni dhe qëndroni me ta, mësojini dhe faluni me ta. Kur të vijë koha e namazit, le ta thërrasë ezanin ndonjëri prej jush, si dhe le t'ju prijë në namaz më i vjetri prej jush.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 628

Fjalë të panjohura?

685. Nga: Malik ibn Huvejrithi

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi, e ky nga Ebu Kilabe se Malik ibn Huvejrithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grup i të rinjve vajtëm te Pejgamberi ﷺ dhe qëndruam përafërsisht njëzet net. Ai ishte i mëshirshëm, andaj na tha: “Sikur të ktheheshit në vendin tuaj dhe t'i mësonit (njerëzit). Urdhërojini ta falin këtë namaz në këtë kohë dhe atë namaz në atë kohë. Kur të vijë koha e namazit, le ta thërrasë ezanin ndonjëri prej jush dhe le t'ju prijë në namaz më i vjetri prej jush.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 685

Fjalë të panjohura?

630. Nga: Malik ibn Huvejrithi

Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Halid Hadhai, e ky nga Ebu Kilabe se Malik ibn Huvejrithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, dy burra donin të udhëtonin, andaj erdhën te Pejgamberi ﷺ, i cili u tha: “Kur të dilni për rrugë, thirreni ezanin e më pas ikametin, e le të prijë në namaz më i vjetri prej jush.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 630

Fjalë të panjohura?