Hadithet e ngjashme me hadithin 6599
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1359. Nga: Ebu Hurejra
Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Çdo fëmijë lind në natyrshmërinë e pastër, porse prindërit e bëjnë hebre, të krishterë, ose adhurues zjarri, sikurse kafsha që e lind të voglin e saj (në mënyrë) të përkryer. I shihni ndonjë gjymtim?”
Pastaj Ebu Hurejra citoi: “Drejtohu me përkushtim në fenë e drejtë, natyrshmërinë e krijuar nga Allahu, sipas së cilës Ai i ka krijuar njerëzit. S'ka ndryshim në natyrshmërinë e Allahut. Kjo është fe e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Rum, 30)
Referenca: Sahihu i Buhariut 1359
Fjalë të panjohura?
1358. Nga: Ebu Hurejra
Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi se Ibn Shihab Zuhriu ka thënë: “Çdo fëmije të vdekur i falet xhenazja, edhe nëse është fëmijë jashtëmartesor, sepse ai ka lindur në natyrshmërinë e Islamit, për sa kohë që prindërit e tij e pretendojnë Islamin, veçanërisht babai i tij, edhe nëse nëna nuk është në Islam. Nëse lind duke qarë (i gjallë), i falet xhenazja, e, nëse nuk qan (lind i vdekur), nuk i falet xhenazja, sepse ai është vetëm një fryt (i pajetë).”
Ebu Hurejra transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Çdo fëmijë lind në natyrshmërinë e pastër, porse më pas prindërit e bëjnë hebre, të krishterë, ose adhurues zjarri, sikurse kafsha që e lind të voglin e saj (në mënyrë) të përkryer. I shihni ndonjë gjymtim?” Pastaj Ebu Hurejra citoi: “Drejtohu me përkushtim në fenë e drejtë, natyrshmërinë e krijuar nga Allahu, sipas së cilës Ai i ka krijuar njerëzit. S'ka ndryshim në natyrshmërinë e Allahut. Kjo është fe e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Rum, 30)
Referenca: Sahihu i Buhariut 1358
Fjalë të panjohura?
1385. Nga: Ebu Hurejra
Ademi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Çdo fëmijë lind në natyrshmërinë e pastër, porse prindërit e bëjnë hebre, të krishterë, ose adhurues zjarri, sikurse kafsha që e lind të voglin e saj. A shihni tek ajo ndonjë gjymtim?”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1385
Fjalë të panjohura?