Hadithet e ngjashme me hadithin 719
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
719. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Ahmed ibn Ebu Rexhai na ka thënë: Na ka treguar Muavi ibn Amri, e këtij i ka treguar Zaide ibn Kudame, e këtij i ka treguar Humejd Tavili se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, pasi u thirr ikameti, i Dërguari i Allahut ﷺ u kthye nga ne dhe tha: “Drejtoni safat dhe afrohuni mes vete, sepse unë ju shoh edhe mbrapa shpinës.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 719
Fjalë të panjohura?
718. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e ky nga Abdulazizi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Drejtoni safat, sepse unë ju shoh edhe mbrapa shpinës.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 718
Fjalë të panjohura?
725. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Amër ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Drejtoni safat, sepse unë ju shoh edhe mbrapa shpinës.”
Prandaj, ne i bashkonim supet dhe këmbët me njëri-tjetrin.
Referenca: Sahihu i Buhariut 725
Fjalë të panjohura?