Hadithet e ngjashme me hadithin 722

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

734. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Imami duhet pasuar: kur të bëjë tekbirin, bëni edhe ju; kur të bjerë në ruku, bini edhe ju; kur të thotë: Semiallahu limen hamideh, thoni: “Rabena ve lekel hamd"; kur të bjerë në sexhde, bini edhe ju, e, nëse falet ulur, edhe ju të gjithë faluni ulur.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 734

Fjalë të panjohura?

722. Nga: Ebu Hurejra

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Hemami se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Imami duhet pasuar, andaj mos iu shmangni pasimit të tij: kur të bjerë në ruku, bini edhe ju; kur të thotë: “Semiallahu limen hamideh (Allahu iu përgjigj atij që e falënderoi)”, thoni: “Rabena lekel hamd (Zoti ynë, Ty të takon falënderimi)"; kur të bjerë në sexhde, bini edhe ju; nëse falet ulur, faluni ulur të gjithë. Drejtoni safat në namaz, sepse drejtimi i safave është prej bukuris së namazit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 722

Fjalë të panjohura?