Sahihu i Buhariut — Hadithi 722
74. Nënkapitulli: Rregullimi i safave është pjesë plotësuese e namazit
722. Nga: Ebu Hurejra
Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Hemami se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Imami duhet pasuar, andaj mos iu shmangni pasimit të tij: kur të bjerë në ruku, bini edhe ju; kur të thotë: “Semiallahu limen hamideh (Allahu iu përgjigj atij që e falënderoi)”, thoni: “Rabena lekel hamd (Zoti ynë, Ty të takon falënderimi)"; kur të bjerë në sexhde, bini edhe ju; nëse falet ulur, faluni ulur të gjithë. Drejtoni safat në namaz, sepse drejtimi i safave është prej bukuris së namazit.”