Hadithet e ngjashme me hadithin 767

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

769. Nga: Bera ibn Azibi

Halad ibn Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Misari, e këtij i ka treguar Adij ibn Thabiti se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ në namazin e jacisë duke kënduar suren Tin. Nuk kam dëgjuar zë më të ëmbël e lexim më të bukur sesa të tijin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 769

Fjalë të panjohura?

767. Nga: Bera ibn Azibi

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Adiu se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ, në një prej udhëtimeve, në namazin e jacisë pati kënduar suren Tin.

Referenca: Sahihu i Buhariut 767

Fjalë të panjohura?