Hadithet e ngjashme me hadithin 774
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
774. Nga: Abdullah ibn Abasi
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ismaili, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ ka lexuar me zë aty ku është urdhëruar dhe ka lexuar në heshtje aty ku është urdhëruar. “... Zoti yt nuk harron.” (Merjem, 64) “Ju keni shembull të mrekullueshëm në të Dërguarin e Allahut...” (Ahzab, 21)
Referenca: Sahihu i Buhariut 774
Fjalë të panjohura?
774. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Ubejdullah ibn Amri tregon, e ky nga Thabiti se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ensar ua falte namazin popullit të vet në Xhaminë e Kubasë. Sa herë që lexonte ndonjë sure (pas Fatihasë), fillonte me suren Ihlas, pastaj vazhdonte të lexonte ndonjë sure tjetër, gjë të cilën e vepronte në çdo rekat. Shokët e vet i folën rreth kësaj dhe i thanë:
- Ti po fillon me këtë sure, pastaj po mendon që nuk mjafton kjo si e vetme dhe po i bashkëngjit një sure tjetër. Ose këndoje vetëm këtë, ose lëre atë dhe këndo një sure tjetër (në vend të saj).
- Nuk kam ndërmend ta lë, nëse pranoni t'ju prij (në namaz) në këtë mënyrë, vazhdojmë, e, nëse nuk ju pëlqen, atëherë nuk do t'ju prij në namaz, - tha ai.
Mirëpo, atë e konsideronin më të mirin nga të gjithë, andaj nuk dëshironin t'u printe në namaz dikush tjetër. Kur Pejgamberi ﷺ vajti tek ata, i treguan për këtë, e në atë rast ai tha:
- “O filan! Çfarë po të pengon të veprosh ashtu siç po të kërkojnë shokët e tu dhe çfarë po të shtyn ta këndosh këtë sure në çdo rekat?”
- E dua shumë këtë sure, - tha ai.
- “Dashuria jote për të do të të fusë në Xhenet”, - i tha Pejgamberi ﷺ.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 774(b)
Fjalë të panjohura?