Sahihu i Buhariut — Hadithi 774

105. Nënkapitulli: Këndimi i Kuranit zëshëm në namazin e sabahut

Umu Seleme tregon: "Teksa po kryeja tavafin mbrapa njerëzve, Pejgamberi ﷺ falej duke lexuar suren Tur."

774. Nga: Abdullah ibn Abasi

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ismaili, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ ka lexuar me zë aty ku është urdhëruar dhe ka lexuar në heshtje aty ku është urdhëruar. “... Zoti yt nuk harron.” (Merjem, 64) “Ju keni shembull të mrekullueshëm në të Dërguarin e Allahut...” (Ahzab, 21)

Referenca: Sahihu i Buhariut 774

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?