Hadithet e ngjashme me hadithin 787
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
787. Nga: Abdullah ibn Abasi
Amër ibn Avniu na ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e ky nga Ebu Bishri se Ikrime tregon: “Pashë një burrë te Mekami (i Ibrahimit ﷺ) duke bërë tekbirin sa herë që ulej e ngrihej (gjatë namazit). I tregova Ibn Abasit për këtë gjë, i cili më tha: “Mos të pastë nëna! Po a nuk është kështu namazi i Pejgamberit ﷺ?”
Referenca: Sahihu i Buhariut 787
Fjalë të panjohura?
788. Nga: Abdullah ibn Abasi
Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Katadja se Ikrime tregon: “Rastisa të falesha mbrapa një burri në Mekë, i cili bëri njëzet e dy tekbire (gjatë namazit).
- Qenka injorant, - i thashë Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të!).
- Mjerë nëna për ty! Kështu është Suneti i Ebu Kasimit ﷺ, - më tha Ibn Abasi.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 788
Fjalë të panjohura?