Hadithet e ngjashme me hadithin 797
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1006. Nga: Ebu Hurejra
Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Mugire ibn Abdurrahmani, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ e ngrinte kokën (nga rukuja) në rekatin e fundit, thoshte: “O Allah, shpëtoje Ajash ibn Ebu Rabian! O Allah, shpëtoje Seleme ibn Hishamin! O Allah, shpëtoje Velid ibn Velidin! O Allah, shpëtoji besimtarët e shtypur! O Allah, ndëshkoje fisin mudar me dënim të ashpër! O Allah, shndërroja këto vite në thatësi sikurse vitet e Jusufit ﷺ!”
Ai po ashtu ka thënë: “Allahu e faltë gifarin (fis)! Allahu e shpëtoftë eslemin (fis)!”
Ibn Ebu Zinadi përcjell nga babai i tij: “Tërë kjo ishte në namazin e sabahut.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1006
Fjalë të panjohura?
804. Nga: Ebu Hurejra
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ ngrihej nga rukuja, thoshte: “Semi Allahu limen hamideh, rabena ve lekel hamd.” Pastaj lutej për disa njerëz duke i përmendur me emra: “O Allah, shpëtoje Velid ibn Velidin, Seleme ibn Hishamin, Ajash ibn Ebu Rabian dhe të gjithë besimtarët e dobët! O Allah, vështirësojua gjendjen mudarit dhe çoju thatësirë sikurse ajo e popullit të Jusufit!”
Pjesëtarët e fisit mudar, që jetonin në lindje, atëkohë ishin kundër Pejgamberit ﷺ.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 804
Fjalë të panjohura?
797. Nga: Ebu Hurejra
Muadh ibn Fedale na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Do t'jua fal namazin siç na e falte Pejgamberi ﷺ. Ai bënte kunut (lutje) në rekatin e fundit të namazit të drekës, jacisë dhe sabahut pasi thoshte: “Semi Allahu limen hamideh”, dhe lutej për besimtarët e i mallkonte jobesimtarët.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 797
Fjalë të panjohura?