Hadithet e ngjashme me hadithin 817
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
794. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Mensuri, e ky nga Ebu Duha, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ në ruku dhe sexhde thoshte: “Subhaneke Allahume Rabena ve bihamdike. Allahume igfir li (I Lartmadhëruar qofsh, o Allah, Zoti ynë, Ty të falënderojmë. O Allah, më fal mua)!”
Referenca: Sahihu i Buhariut 794
Fjalë të panjohura?
817. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Sufjani, e këtij i ka treguar Mensuri, e ky nga Muslimi, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ shpesh thoshte në ruku dhe sexhde: “Subhaneke Allahume Rabena, ve bihamdike, Allahume igfir li (I Lartmadhëruar qofsh, o Allah, Zoti ynë, Ty të falënderojmë! O Allah, më fal mua)!” - duke i jetësuar udhëzimet e Kuranit.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 817
Fjalë të panjohura?