Sahihu i Buhariut — Hadithi 817

139. Nënkapitulli: Duatë gjatë sexhdes

817. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Sufjani, e këtij i ka treguar Mensuri, e ky nga Muslimi, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ shpesh thoshte në ruku dhe sexhde: “Subhaneke Allahume Rabena, ve bihamdike, Allahume igfir li (I Lartmadhëruar qofsh, o Allah, Zoti ynë, Ty të falënderojmë! O Allah, më fal mua)!” - duke i jetësuar udhëzimet e Kuranit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 817

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?