Hadithet e ngjashme me hadithin 818
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
677. Nga: Malik ibn Huvejrithi
Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Ejubi se Ebu Kilabe tregon: “Malik ibn Huvejrithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) erdhi në xhaminë tonë dhe na tha: “Do t'ju prij në namaz (vullnetar), por jo në farz, në mënyrë që t'ju tregoj si falej Pejgamberi ﷺ.
Ejubi e pyeti Ebu Kilaben:
- E si u fal (Maliku)?
- Sikurse hoxha ynë, - iu përgjigj Ebu Kilabe.
Ejubi thotë: “Hoxha ynë qëndronte ulur në rekatin e parë, pasi e ngrinte kokën nga sexhdja, para se të ngrihej në këmbë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 677
Fjalë të panjohura?
802. Nga: Malik ibn Huvejrithi
Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi se Ebu Kilabe tregon: “Malik ibn Huvejrithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), jashtë kohës së namazit farz, na tregoi si falej Pejgamberi ﷺ. Qëndroi në këmbë derisa e përsosi kijamin, pastaj ra në ruku dhe qëndroi gjatë, u ngrit nga rukuja dhe qëndroi një copë herë. Na e fali namazin sikurse mësuesi ynë, Ebu Burejdi. Kur Ebu Burejdi ngrihej nga sexhdja e dytë, qëndronte pak ulur, pastaj ngrihej.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 802
Fjalë të panjohura?
818. Nga: Malik ibn Huvejrithi
Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ejubi se Ebu Kilabe tregon: “Malik ibn Huvejrithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), jashtë kohës së namazit farz, u tha fisit të vet: “A doni t'jua mësoj namazin e të Dërguarit të Allahut ﷺ? Pastaj u ngrit në këmbë e u fal. Duke rënë në ruku, bëri tekbirin, e ngriti kokën (nga rukuja) dhe qëndroi një copë herë, pastaj ra në sexhde. E ngriti kokën nga sexhdja dhe qëndroi një copë herë. U fal siç falej hoxha ynë, Amër ibn Seleme.
Ebu Ejubi thotë: “Vepronte diçka që askënd nuk e kam parë duke vepruar: rrinte ulur edhe pas rekatit të tretë, para të katërtit.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 818
Fjalë të panjohura?