Hadithet e ngjashme me hadithin 891

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

891. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Sad ibn Ibrahimi, e ky nga Abdurrahman ibn Hurmuz Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e premte Pejgamberi ﷺ në namazin e sabahut e lexonte suren Sexhde dhe suren Insan.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 891

Fjalë të panjohura?

1068. Nga: Ebu Hurejra

Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Sad ibn Ibrahimi, e ky nga Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!‎‎) tregon se ditën e premte, në namazin e sabahut, Pejgamberi ﷺ e lexonte suren Sexhde dhe suren Insan.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1068

Fjalë të panjohura?