Umdetul Ahkam — Hadithi 392
2. Nënkapitulli: Kurbani
392. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ theri dy desh të larmë e me brirë. Që të dy i theri me dorën e vet, duke thënë “bismilah (me emrin e Allahut)” e duke bërë tekbir (duke thënë: “Allahu ekber") dhe duke ua vendosur këmbën në faqe.”
Referenca: Umdetul Ahkam 392