Sahihu i Buhariut — Hadithi 1079

12. Nënkapitulli: Ç'duhet të bëjë ai që nuk gjen vend për të rënë në sexhde për shkak të kallaballëkut

1079. Nga: Abdullah ibn Omeri

Sadaka na ka thënë: Na ka rrëfyer Jahjai, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ na lexonte ndonjë sure që përmbante ajet të sexhdes, binte në sexhde, e në atë rast binim në sexhde edhe ne të gjithë, saqë (ndonjëherë) vështirë mund të gjeje vend për ta vendosur ballin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1079

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?