Hadithet e ngjashme me hadithin 115

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1126. Nga: Umu Seleme

Ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Hind bint Harithi se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë Pejgamberi ﷺ u zgjua dhe tha: “Subhanallah! Sa sprova kanë zbritur sonte e sa thesare janë hapur! Kush i zgjon zonjat e shtëpive (gratë e tij, për ta falur namazin e natës)? Sa gra janë të veshura në këtë dynja por të zhveshura në botën tjetër!”1

Referenca: Sahihu i Buhariut 1126

Fjalë të panjohura?

115. Nga: Umu Seleme

Sadaka na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Ujejne, e ky nga Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Hindi, e kjo nga Umu Seleme. (Ibn Ujejne ka thënë): Po ashtu Amri dhe Jahja ibn Seidi transmetojnë nga Zuhriu e ky nga Hindi se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një natë Pejgamberi ﷺ, me t'u zgjuar nga gjumi, tha: “Subhanallah (i Lartësuar qoftë Allahu)! Sa e sa sprova kanë zbritur sonte e sa thesare janë hapur! Zgjoni zonjat e shtëpive (gratë e tij), sepse, ku i dihet, një e veshur në dynja, mund të jetë e zhveshur në botën tjetër!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 115

Fjalë të panjohura?