Sahihu i Buhariut — Hadithi 1152

19. Nënkapitulli: Është e urryer të braktisë namazin e natës ai që e ka praktikuar në vazhdimësi

1152. Nga: Abdullah ibn Amër ibn Asi

Abas ibn Husejni na ka thënë: Na ka treguar Mubeshiri, e ky nga Evzaiu. [t]: Muhamed ibn Mukatil Ebu Haseni më ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Evzaiu, e këtij i ka treguar Jahja ibn Ebu Kethiri, e këtij i ka treguar Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ më ka thënë: “O Abdullah, mos u bëj si filani që falej natën, por më pas e la namazin e natës.”

Hishami ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Ishrini, e këtij i ka treguar Evzaiu, e këtij i ka treguar Jahjai, e ky nga Omer ibn Hakem ibn Thevbani, e këtij i ka treguar Ebu Seleme, njëjtë. Transmetimin paraprak e ka fuqizuar Amër ibn Ebu Seleme nga Evzaiu.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1152

Hadithe të ngjashme: Shiko (19)

Fjalë të panjohura?