Sahihu i Buhariut — Hadithi 1316

52. Nënkapitulli: Fjalët e të vdekurit teksa bartet te varrezat: Ngutuni!

1316. Nga: Ebu Seid Hudriu

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Seidi, e ky nga babai i tij se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur të vendoset xhenazja (në tabut) dhe burrat ta bartin mbi supe, nëse ka qenë vepërmirë, thotë: “Ngutuni (për të më dërguar në varr). E, nëse nuk ka qenë i tillë, i thotë familjes së vet: “Mjerë unë, ku po më dërgoni! Çdo gjë e dëgjon zërin e saj, përveç njeriut, që, sikur ta dëgjonte, do të alivanosej.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1316

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?