Sahihu i Buhariut — Hadithi 1333

64. Nënkapitulli: Namazi i xhenazes ka katër tekbire

Humejdi ka thënë: "Enesi na priu në një namaz të xhenazes, e në atë rast bëri vetëm tri tekbire, pastaj dha selam. Kur i treguan (për harresën), ai u drejtua nga kibla, bëri tekbirin e katërt dhe dha selam."

1333. Nga: Ebu Hurejra

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ njoftoi për vdekjen e Nexhashiut ditën kur vdiq. Doli me sahabët në namazgjah, i rreshtoi dhe bëri katër tekbire.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1333

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?