Hadithet e ngjashme me hadithin 1333
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1327. Nga: Ebu Hurejra
Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Seid ibn Musejebi dhe Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ na njoftoi për vdekjen e Nexhashiut, mbretit të Abisinisë, ditën kur vdiq, e në atë rast na tha: “Kërkoni falje për vëllanë tuaj.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1327
Fjalë të panjohura?
1328. Nga: Ebu Hurejra
Ibn Shihabi ka thënë: Më ka treguar Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ i rreshtoi safat në namazgjah dhe bëri katër tekbire.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1328
Fjalë të panjohura?
1318. Nga: Ebu Hurejra
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Seidi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ i njoftoi shokët e tij për vdekjen e Nexhashiut. Pastaj doli para tyre, kurse ata u rreshtuan mbrapa, e në atë rast i bëri katër tekbire.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1318
Fjalë të panjohura?
1333. Nga: Ebu Hurejra
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ njoftoi për vdekjen e Nexhashiut ditën kur vdiq. Doli me sahabët në namazgjah, i rreshtoi dhe bëri katër tekbire.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1333
Fjalë të panjohura?
1245. Nga: Ebu Hurejra
Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ditën kur vdiq Nexhashiu, i Dërguari i Allahut ﷺ njoftoi për vdekjen e tij. Kështu, doli në namazgjah, i rreshtoi safat dhe bëri katër tekbire.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1245
Fjalë të panjohura?