Sahihu i Buhariut — Hadithi 1343
72. Nënkapitulli: Namazi i xhenazes së shehidit
1343. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi, e ky nga Abdurrahman ibn Kab ibn Maliku se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Të vrarët në Uhud Pejgamberi ﷺ i bënte bashkë nga dy veta në një rrobë (qefin), pastaj thoshte: “Cili prej tyre ka ditur Kuran më shumë?” Kur i tregonin për ndonjërin prej tyre, e fuste të parin në varr (lahd) dhe thoshte: “Unë jam dëshmitar i tyre Ditën e Kiametit.” Urdhëroi të varroseshin të përgjakur, pa i pastruar e pa ua falur xhenazen.”