Hadithet e ngjashme me hadithin 1343
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1346. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Abdurrahman ibn Kabi se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Varrosini të përgjakur.” Kjo, Ditën e Uhudit dhe pa i pastruar ata.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1346
Fjalë të panjohura?
1347. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Lejth ibn Sadi, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi, e ky nga Abdurrahman ibn Kab ibn Maliku se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Të vrarët në Uhud i Dërguari i Allahut ﷺ i bënte bashkë nga dy veta në një qefin, pastaj thoshte: “Cili prej tyre ka ditur Kuran më shumë?” Kur i tregonin për ndonjërin prej tyre, e fuste të parin në varr (lahd) dhe thoshte: “Unë jam dëshmitar i tyre.” Po ashtu, urdhëroi të varroseshin të përgjakur, pa i pastruar e pa ua falur xhenazen.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1347
Fjalë të panjohura?
1348. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Ibn Mubareku ka thënë: Na ka rrëfyer Evzaiu, e ky nga Zuhriu se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ për të vrarët e Uhudit pyeste: “Cili prej tyre ka ditur Kuran më shumë?” Kur i tregonin për ndonjërin prej tyre, e fuste të parin në varr (lahd), pastaj të bashkëvarrosurin e tij.
Xhabiri (ibn Abdullah ibn Harami) shton: “Babai im dhe (një djalë) xhaxhai (Amër ibn Xhemuh ibn Zejd ibn Harami) janë qefinosur me një gunë.”
Sulejman ibn Kethiri ka thënë: “Më ka treguar Zuhriu, e këtij i ka treguar dikush që e ka dëgjuar Xhabirin.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1348
Fjalë të panjohura?
1353. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Lejth ibn Sadi, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi, e ky nga Abdurrahman ibn Kab ibn Maliku se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Të vrarët në Uhud Pejgamberi ﷺ i bënte bashkë nga dy veta (në një qefin), pastaj thoshte: “Cili prej tyre ka ditur Kuran më shumë?” Kur i tregonin për ndonjërin prej tyre, e fuste të parin në varr (lahd) dhe thoshte: “Unë jam dëshmitar i tyre Ditën e Kiametit.” Urdhëroi të varroseshin të përgjakur, përkatësisht pa i pastruar.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1353
Fjalë të panjohura?
1343. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi, e ky nga Abdurrahman ibn Kab ibn Maliku se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Të vrarët në Uhud Pejgamberi ﷺ i bënte bashkë nga dy veta në një rrobë (qefin), pastaj thoshte: “Cili prej tyre ka ditur Kuran më shumë?” Kur i tregonin për ndonjërin prej tyre, e fuste të parin në varr (lahd) dhe thoshte: “Unë jam dëshmitar i tyre Ditën e Kiametit.” Urdhëroi të varroseshin të përgjakur, pa i pastruar e pa ua falur xhenazen.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1343
Fjalë të panjohura?
1345. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Seid ibn Sulejmani na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi, e ky nga Abdurrahman ibn Kabi se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Pejgamberi ﷺ i bënte bashkë të vrarët në Uhud nga dy veta (në një varr).
Referenca: Sahihu i Buhariut 1345
Fjalë të panjohura?