Sahihu i Buhariut — Hadithi 1395
1. Nënkapitulli: Obligueshmëria e zekatit
Allahu i Madhëruar ka thënë: “Falni namazin dhe jepni zekatin..” (Bekare, 34) Ibn Abasi transmeton se Ebu Sufjani, në lidhje me Pejgamberin ﷺ, ka thënë: "Na urdhëron të falim namazin, ta japim zekatin, t’i ruajmë lidhjet farefisnore dhe të jemi të ndershëm."
1395. Nga: Abdullah ibn Abasi
Ebu Asim Dahak ibn Mahledi na ka treguar nga Zekerija ibn Is'haku, e ky nga Jahja ibn Abdullah ibn Sajfiu, e ky nga Ebu Mabedi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ e dërgoi Muadhin në Jemen, i tha: “Bëju thirrje të dëshmojnë se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Allahut. Nëse binden në këtë, tregoju se Allahu ua ka bërë obligim pesë namazet brenda një dite e një nate. Nëse binden në këtë, tregoju se Allahu ua ka bërë obligim zekatin në pasurinë e tyre, që u merret të pasurve e u jepet të varfërve të tyre.”