Sahihu i Buhariut — Hadithi 1400
1. Nënkapitulli: Obligueshmëria e zekatit
Allahu i Madhëruar ka thënë: “Falni namazin dhe jepni zekatin..” (Bekare, 34) Ibn Abasi transmeton se Ebu Sufjani, në lidhje me Pejgamberin ﷺ, ka thënë: "Na urdhëron të falim namazin, ta japim zekatin, t’i ruajmë lidhjet farefisnore dhe të jemi të ndershëm."
1400. Nga: Ebu Hurejra
Ebu Hurejra tregon se Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Betohem në Allahun se do t'i luftoj ata që bëjnë dallim mes namazit dhe zekatit. Zekati është obligim i pasurisë. Betohem në Allahun se, nëse nuk më japin qoftë dhe një qengj, të cilin ia jepnin të Dërguarit të Allahut ﷺ, do t'i luftoj për shkak të mosdhënies.” (Më vonë) Omeri tha: “Betohem në Allahun se Allahu ia pati hapur zemrën Ebu Bekrit (duke e udhëzuar). Dikur jam bindur se kjo është e vërteta.”