Sahihu i Buhariut — Hadithi 1446

31. Nënkapitulli: Në çfarë sasie jepet zekati dhe lëmosha, si dhe nëse dikush jep një dele

1446. Nga: Umu Atija Ensarja

Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Shihabi, e ky nga Halid Hadhai, e ky nga Hafsa bint Sirini se Umu Atija (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Nusejbe Ensares iu dha një dele, një pjesë të së cilës ia dërgoi Aishes.” Pejgamberi ﷺ e pyeti:

- “A keni diçka (për të ngrënë)?”

- Jo, përveç asaj që na e ka dhuruar Nusejbia, - iu përgjigj ajo.

- “Ma afro, sepse ka arritur në vendin e vet”, - tha ai.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1446

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?