Sahihu i Buhariut — Hadithi 1577
41. Nënkapitulli: Prej nga dilet nga Meka?
1577. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Humejdiu dhe Muhamed ibn Muthena na kanë thënë: Na ka treguar Sufjan ibn Ujejne, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ vajti në Mekë, hyri nga pjesa e epërme e saj dhe doli nga pjesa e ulët.