Hadithet e ngjashme me hadithin 1577
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1579. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Ahmedi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Amri, e ky nga Hisham ibn Urve e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, në vitin e Çlirimit, Pejgamberi ﷺ hyri në Mekë nga Kedaja sipër Mekës.
Hishami tregon se Urve hynte në Mekë nga të dy anët: edhe nga Kedaja, edhe nga Kudaja, porse më shpesh hynte nga Kudaja, sepse gjendej më afër shtëpisë së tij.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1579
Fjalë të panjohura?
1577. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Humejdiu dhe Muhamed ibn Muthena na kanë thënë: Na ka treguar Sufjan ibn Ujejne, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ vajti në Mekë, hyri nga pjesa e epërme e saj dhe doli nga pjesa e ulët.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1577
Fjalë të panjohura?
1578. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Mahmud ibn Gajlan Merveziu na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, në vitin e Çlirimit (të Mekës), Pejgamberi ﷺ hyri në Mekë nga Kedaja e doli nga Kudaja sipër Mekës.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1578
Fjalë të panjohura?