Hadithet e ngjashme me hadithin 1579

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1579. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ahmedi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Amri, e ky nga Hisham ibn Urve e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, në vitin e Çlirimit, Pejgamberi ﷺ hyri në Mekë nga Kedaja sipër Mekës.

Hishami tregon se Urve hynte në Mekë nga të dy anët: edhe nga Kedaja, edhe nga Kudaja, porse më shpesh hynte nga Kudaja, sepse gjendej më afër shtëpisë së tij.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1579

Fjalë të panjohura?

1577. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Humejdiu dhe Muhamed ibn Muthena na kanë thënë: Na ka treguar Sufjan ibn Ujejne, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!‎‎) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ vajti në Mekë, hyri nga pjesa e epërme e saj dhe doli nga pjesa e ulët.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1577

Fjalë të panjohura?

1578. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Mahmud ibn Gajlan Merveziu na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, në vitin e Çlirimit (të Mekës), Pejgamberi ﷺ hyri në Mekë nga Kedaja e doli nga Kudaja sipër Mekës.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1578

Fjalë të panjohura?