Sahihu i Buhariut — Hadithi 1606
57. Nënkapitulli: Ecja e shpejtë në të tre rretullimet e para të tavafit gjatë haxhit dhe umrës
1606. Nga: Abdullah ibn Omeri
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Asnjëherë nuk e kam lënë prekjen e këtyre dy këndeve (të Qabesë), as në vështirësi, as në rehati, që kur e kam parë Pejgamberin ﷺ duke i prekur.”
Ubejdullahu thotë: “E kam pyetur Nafiun: “A e praktikonte Ibn Omeri ecjen normale (pa nxitim) mes dy këndeve (jemenase)?” Ai është përgjigjur: “Ecte pa nxitim, që ta kishte më të lehtë prekjen e Gurit të Zi.”