Sahihu i Buhariut — Hadithi 1607

58. Nënkapitulli: Prekja e Gurit të Zi me bastun

1607. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ahmed ibn Salihu dhe Jahja ibn Sulejmani na kanë thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ, në Haxhin Lamtumirës, e bëri tavafin hipur mbi deve dhe e preku Gurin e Zi me bastun.”

Transmetimin e Junusit nga Ibn Shihabi e ka fuqizuar Deraverdiu, nga djali i vëllait të Zuhriut, e ky nga xhaxhai i tij.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1607

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?