Hadithet e ngjashme me hadithin 1607
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1607. Nga: Abdullah ibn Abasi
Ahmed ibn Salihu dhe Jahja ibn Sulejmani na kanë thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ, në Haxhin Lamtumirës, e bëri tavafin hipur mbi deve dhe e preku Gurin e Zi me bastun.”
Transmetimin e Junusit nga Ibn Shihabi e ka fuqizuar Deraverdiu, nga djali i vëllait të Zuhriut, e ky nga xhaxhai i tij.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1607
Fjalë të panjohura?
1632. Nga: Abdullah ibn Abasi
Is'hak Vasitiu më ka thënë: Na ka treguar Halidi, e ky nga Halid Hadhai, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e bëri tavafin duke qenë hipur mbi deve. Sa herë që vente përballë Gurit të Zi, e përshëndeste me diçka që kishte në dorë (bastun) dhe bënte tekbir.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1632
Fjalë të panjohura?
1612. Nga: Abdullah ibn Abasi
Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Halidi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ e kreu tavafin rreth Qabesë hipur mbi deve. Sa herë që vente paralel Gurit të Zi, e përshëndeste (me dorë).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1612
Fjalë të panjohura?
1613. Nga: Abdullah ibn Abasi
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Abdullahu, e këtij i ka treguar Halid Hadhai, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ e kreu tavafin rreth Qabesë hipur mbi deve. Sa herë që vente përballë Gurit të Zi, e përshëndeste me diçka që kishte në dorë (me bastun) dhe bënte tekbir.”
Transmetimin e Halid ibn Abdullahut e ka fuqizuar Ibrahim ibn Tahmani nga Halid Hadhai.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1613
Fjalë të panjohura?