Sahihu i Buhariut — Hadithi 1710
116. Nënkapitulli: Therja e kurbanit në vendin ku ka therur Pejgamberi ﷺ në Mina
1710. Nga: Abdullah ibn Omeri
Is'hak ibn Ibrahimi na ka treguar se e ka dëgjuar Halid ibn Harithin, e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Omeri se Nafiu tregon se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) therte kurban në thertore.
Ubejdullahu thotë: “Në thertoren e të Dërguarit të Allahut ﷺ.”