Hadithet e ngjashme me hadithin 1710
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1711. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Enes ibn Ijadi, e këtij i ka treguar Musa ibn Ukbe se Nafiu tregon se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e dërgonte kurbanin e vet, prej Muzdelifes deri te vendi ku i therte Pejgamberi, në pjesën e fundit të natës. E bënte këtë përmes disa haxhilerëve, në mesin e të cilëve kishte të lirë e robër.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1711
Fjalë të panjohura?
982. Nga: Abdullah ibn Omeri
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Kethir ibn Ferkadi, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ therjen e bënte te namazgjahu.
Referenca: Sahihu i Buhariut 982
Fjalë të panjohura?
1710. Nga: Abdullah ibn Omeri
Is'hak ibn Ibrahimi na ka treguar se e ka dëgjuar Halid ibn Harithin, e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Omeri se Nafiu tregon se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) therte kurban në thertore.
Ubejdullahu thotë: “Në thertoren e të Dërguarit të Allahut ﷺ.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1710
Fjalë të panjohura?